Trajneri i Chelsea-s, Frank Lampard ka zbuluar se sulmuesi Timo Werner, nuk mundi të gjuante penalltinë ndaj Tottenham-it.
Gjermani dje realizoi golin e parë për këtë edicion ndaj Tottenham-it në Kupën e Anglisë, transmeton portali arbresh.info.
Mirëpo, tekniku anglez ka zbuluar se në fund të ndeshjes Werner vuante nga një lëndim në këmbë, andaj nuk pranoi ta gjuante 11-metërshin.

“Biseduam me lojtarët. Punuam në penallti dhe provuam të kemi ndonjë plan, por është vështirë ta dish”.
“Timo në fund kishte dhimbje andaj nuk gjuajti sepse Timo me shumë mundësi do gjuante ndonjërën”, deklaroi ai.
Pas gjuajtjeve të penalltive, “Blutë” u eliminuan nga Kupa e Anglisë duke humbur 5 – 4./arbresh.info.
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...