Lideri i opozitës ruse, Alexei Navalny, ka deklaruar se kancelarja gjermane Angela Merkel e vizitoi atë në spitalin e Berlinit, ku ai u mjekua pasi u helmua.
“I jam shumë mirënjohës kancelares Merkel që më vizitoi në spital”, shkroi ai në mediat sociale, transmeton portal arbresh.info
Kritiku 44-vjeçar i Kremlinit u lirua nga spitali Charite në Berlin javën e kaluar pasi mori trajtim për disa javë për ekspozimin ndaj Novichok.
Ai u sëmur gjatë një fluturimi nga Siberia për në Moskë, gjatë muajit gusht, në atë që aleatët e tij thonë se ishte një sulm i kryer nga shteti, ndërsa laboratorët në Francë, Gjermani dhe Suedi konfirmuan se ai ishte helmuar.

Gazeta gjermane “Der Spiegel” raportoi dje se Merkel e kishte vizituar Navalny në spitalin Charite në Berlin, ndërsa takimi u përshkrua si ‘takim sekret’.
Navalny konfirmoi takimin, por argumentoi se etiketimi “sekret” nuk ishte i saktë, duke thënë: “Përkundrazi, ishte një takim privat dhe familjar.”
Kremlini ka mohuar akuzat për përfshirje në helmim dhe akuzoi udhëheqësit perëndimorë për fillimin e një fushate dezinformimi mbi sëmundjen e liderit të opozitës./arbresh.info/
Shpërthimi i ‘etheve afrikane të derrave’ në Spanjë mund të ...
Ardian Kastrati i bashkohet AAK-së, garon për deputet
Veç gjashtë parti kanë dorëzuar listat me kandidatë për depu...
“Makazze” shkruan histori, NAVI siguron play-offin
Vdes nëna e kryetarit të Shtimes, Qemaj Aliut
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit