Ministri i drejtësisë, Bojan Mariçiq sot nga konferenca për shtyp tha se është duke u përgatitur ligj për gjendj të jashtëzakonshme dhe për gjendje lufte.
Ai në konferencë tha se sipas nevojës Maqedonia duhet të shpall gjendje të jashtëzakonshme për të ardhmen dhe për këtë sipas ligjeve, zgjidhja gjendet vetëm në Kushtetutë, me një apo dy nene.
“Së shpejti pritet të formohet grup pune që do të konsultohet me ekspertë, me opozitën, me kryetarin e shtetit dhe me të gjithë faktorët tjerë, për të përgatitur ligj për gjendje të jashtëzakonshme dhe gjendje lufte” tha Mariçiq.
Ministri i drejtësisë tha se nuk pret përkeqësim të situatës me COVID-19 por shteti duhet të jetë i përgatitur edhe ligjërisht por edhe me instrumente tjera. /Telegrafi/
Putin refuzon ofertën e Zelensky-t për takim: Nuk e shoh të ...
SHBA paralajmëron rishikim të pranisë në Bosnje pas përplasj...
Sherr me grushte dhe sende të forta në Sarandë, përfundon në...
Ukraina kryen sulm masiv me dronë pranë vendlindjes së Putin...
Zyrtare: Gjiganti italian shkarkon trajnerin
Shtetasja e huaj kapet në aeroport me dokument të falsifikua...