Ish-kryetari i LKÇK-së, Smajl Latifi, ka thënë se Gjykata Speciale është raciste sepse pretendon të gjykojë vetëm njërën palë, dhe nuk merret me krimin real që i ka ndodhur popullit shqiptar të Kosovës.
”Gjykata Speciale është në thelb e padrejtë sepse pretendon të gjykojë vetëm njërën palë”.
”Palën e cila ka marrë pjesë aktive në luftën për lirinë e Kosovës në mbrojtjen e vlerave që përfaqësonte një popull i robëruar që lufton për lirinë e truallit dhe qenies së vet”.
”Është e padrejtë për shkak se është diskriminuese. Nuk merret me krimin e vërtetë, krimin real që i ka ndodhur popullit shqiptar të Kosovës”.
”Në vend që të ketë një Gjykatë Speciale që merret me krime reale të ndodhura në Kosovë. Po merret me ata që kanë mbrojtur vlera njerëzore, qytetare, civilizimi që secili popull i robëruar do përpiqej t’i mbronte me fanatizëm”.
Latifi tha në Edicionin Special se arrestimi i ish-eprorit të Zonës operative të Llapit, u bë në mënyrë të padrejtë, dhe është e papranueshme, njofton Klan Kosova.
”Lufta për liri është kryevepra e popullit tonë dhe kjo është pasojë e veprimit të Gjykatës Speciale dhe këto pasoja janë të rënda, të dhimbshme”.
”Sepse të arrestohet në mënyrë kaq të pakuptimtë, kaq të papranueshme sikur të ishte ndonjë kriminel lufte, që në fakt nuk është Salih Mustafa siç ka ndodhur sot, në vend që ai është përgjigjur ftesës. S’ka pasur nevojë fare të arrestohej”.
Tifozët e Mallorcas i dedikojnë një pankartë gjigante Vedat ...
Arrestohet një grua në Pejë, dyshohet se vodhi nga sefi 176 ...
Trump i kërkon Iranit lirimin e grave të dënuara me vdekje
Kaja Kallas: Pres zhbllokimin e kredisë për Ukrainën në 24 o...
Ndryshime të mëdha te Barcelona – këta janë pesë yjet që pri...
KDI: Dëgjimi publik për Projektligjin për Byronë nga sot për...