Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi ka marrë pjesë në takimin bilateral me delegacionin e Qeverisë së SHBA-ve, të udhëhequr nga i dërguari special për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, bashkë me Kryeshefin Ekzekutiv të Korporatës Ndërkombëtare të Financave dhe Zhvillimit në SHBA (DFC) Adam Boehler, përfaqësues të USAID, Kryetarin e Bankës së Eksport-Importit të Shteteve të Bashkuara (EXIM), si dhe zyrtarë të tjerë të lartë të qeverisë nga Departamentet e Energjisë dhe Tregtisë në SHBA.
Në margjina të takimit mes dy delegacioneve, ministri Kuçi është takuar me zëvendës sekretarin për Energji në Departamentin e Shtetit, Matthew Zais.
Takimi me z. Zais kishte për qëllim pranim-dorëzimin e letrës së sekretarit për Energji në Departamentin e Shtetit, Dan Brouillette. Kjo letër përmban një njoftim se në muajt e ardhshëm do të intensifikohet puna me ekspertët amerikanë, që do të punojnë në fizibilitetin e Liqenit të Ujmanit, si pjesë e Marrëveshjes së 4 Shtatorin në Washington.
Mes tjerash në këtë takim është diskutuar për Strategjinë e re të Energjisë në Kosovë, modalitet e ecjes përpara me energji dhe sfidat që po kalon Kosova në këtë sektor. Këto sfida lidhen me sigurinë e furnizimit dhe mundësinë e diversifikimit të burimeve të gjenerimit.
Përtej harmonizimit të hapave të mëtutjeshëm dhe bashkëpunimit të ndërsjellë, Kuçi dhe Zais u shprehën të kënaqur se tash ka edhe një instrument financiar mbështetës, siç është Koorporata Ndërkombëtare e Financave dhe Zhvillimit në SHBA (DFC).
Ministri Blerim Kuçi ndër të tjera i ka prezantuar zëvendës sekretarin për Energji në Departamentin e Shtetit, kornizën mbi të cilën do të ndërtohet Strategjia e re e Energjisë, e bazuar në burimet e Energjisë së Ripërtritshme, burimet e Linjitit, burimet e Gazit dhe aplikimi i masave efiçiente të energjisë.
Si përfundim, ministri Kuçi përpos që i ofroi bashkëpunim të plotë në çështjet e dala nga Marrëveshja e 4 Shtatorit në Washington, ai i kërkoi përkrahje në zbatimin e Kornizën e Strategjisë së re të Energjisë në Kosovë./arbresh.info/

Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...