Një grua 79-vjeçare, me inicialet J.M. është lënduar sot në pjesën veriore të Mitrovicës, kur një grabitës me maskë në kokë me forcë ia ka marrë çantën që e ka pasur me vete, njoftoi Tanjug-u.
Shefi rajonal i policisë së Kosovës Zhelko Bojiq i ka deklaruar agjencisë beogradase se incidenti ka ndodhur në rrugën “Vëllezërit Çollakoviq” në veri të Mitrovicës, ndërsa sulmuesi duke ia rrëmbyer çantën plakës ia ka thyer dorën.
“Bëhet fjalë për vepër penale të grabitjes, ndërsa Policia e Kosovës ka arritur ta gjejë vaturën të cilën e ka përdorur dhunuesi gjatë dhe pas kryerjes së veprës penal. Identitetin e tij e dijmë dhe jemi vënë në ndjekje intensive”, ka thënë Bojiq.
Pas ndihmës që i është dhënë në Qendrën Shëndetësore të Mitrovicës, plaka është lëshuar për shërim në shtëpi.
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...
Anija turke e peshkimit sulmohet në Detin e Zi, një viktimë ...