Ambasada e Kosovës në Gjermani ka dhënë disa informacione të rëndësishme aktuale për udhëtimet nga Kosova për në Gjermani në këtë kohë pandemie, raporton Arbresh.info.
Përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook, Ambasada ka bërë me dije se të gjithë ata që udhëtojnë për në Gjermani dhe brenda 14 ditëve para udhëtimit kanë qëndruar në Kosovë apo ndonjë vend tjetër që konsiderohet me rrezikshmëri të lartë, janë të detyruar që pas hyrjes të vendosen drejtëpërdrejtë në vendbanimin/destinacionin e tyre në Gjermani.
Menjëherë pas hyrjes në Gjermani, ata duhet të testohen dhe nuk kanë të drejtë të dalin nga banesa derisa të rezultojnë negativ testimin për COVID-19.

OKB në Kosovë mirëpret aktgjykimin në rastin e Liridonës
Pakistani thirrje SHBA dhe Iranit të shqyrtojnë zgjatjen e a...
Rama në Greqi, merr pjesë në Forumin Ekonomik të Delphit ...
Dënimi me burgim të përjetshëm për Murselin dhe Plavën dhe m...
Vendimi për rastin e Liridona Ademajt, Osmani: Drejtësia fol...
“Fëmijët tregonin si ndodhi vrasja, nipi i madh më tha..”, v...