Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Bernard Berisha sonte (e diele) bëri paraqitjen e parë pas plotë 11 ndeshjeve zyrtare.
Berisha arriti të shënojë gol të bukur gërshërë, por Kosova nuk arriti të përmbys rezultatin duke u mposhtur në shtëpi nga Greqia 1 – 2, shkruan portali arbresh.info.
Lojtari pas ndeshjes tha se është i lumtur me golin dhe gjithmonë ishte i përgatitur, por ishin vendimet e trajnerit pse asnjëherë nuk luajti.
“Unë gjithmonë kam qenë i gatshëm për Kosovën. Kam qenë i përgatitur, por trajneri ka vendosur ndryshe”.
“E vetmja mënyrë që nuk kam qenë i kënaqur ishte me trajnimin që më është bërë. Askush nuk e di, vetëm zemra ime e di sa kam vuajtur”, deklaroi ai pas ndeshjes për RTK.
Tujte, Berisha tha se golin ia dedikon nënes, e cila ka qenë e sëmurë, por shpreson që të shërohet sa më shpejtë.
“Ky gol shkon për nënën time, e cila feston ditëlindjen dhe më përpara ishte e sëmurë. Shpresoj që të jetë gjithmonë mirë me shëndet”, vazhdoi ai.
Ndeshja e radhës për “Dardanët” është vendimtare ndaj Maqedonisë së Veriut./arbresh.info.
“AI po bëhet armë” Papa Leo XIV jep paralajmërimin e fortë p...
KFF Mitrovica feston titullin e shtatë të kampionit
Bruno Fernandes i përgjigjet Roy Keane: Ajo që ka thënë ësht...
Haradinaj për Memorial Day: Nderojmë sakrificën amerikane dh...
Muriqi në garë me dy yjet botërorë Yamal dhe Mbappe për çmim...
I nxehti godet Evropën/ Temperatura deri 40 gradë Celcius, m...