Postat e Maqedonisë së Veriut sot dorëzoi Letër me qëllime deri te të gjitha bankat afariste dhe deri te Asociacioni i bankave të Maqedonisë së Veriut për bashkëpunim afarist.
Bankat e interesuara në afat prej tre ditë pune duhet të deklarohen me shkrim a janë të interesuara për bashkëpunim, me qellim për fillimin e negociatave.
Jeta është më e mirë dhe e lehtë kur të gjitha për çfarë ke nevojë i ki brenda lagjes!
Procedura për zgjedhjen e bankës dhe Letrës me qëllime janë vendime që sot i ka sjellur Këshilli drejtues i SHA „Posta e Maqedonisë së Veriut”, në bazë të Vendimit të Qeverisë për të filluar një procedurë negocimi, me qëllim lidhjen e Kontratës së re për bashkëpunim afarist me bankë afariste në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, përmes së cilës do të kryhen shërbimet e qarkullimit pagesor.
Me qëllim shfrytëzimin e rrjetit të saj postar SHA „Posta e Maqedonisë së Veriut” kërkon lidhjen e Kontratës për bashkëpunim afarist me bankë afariste për sigurimin e shërbimeve të qarkullimit pagesor, në të gjitha njësit rajonale të rrjetit postar.
“Ne kontekstin e fillimit te bisedimeve me bankë afariste, duke patur parasysh se si Shoqëri Aksionare në pronësi shtetërore, veprimtarinë e saj e kryen në përputhje me Ligjin për furnizime publike, theksojmë se bisedimet per bashkëpunim me bankë afariste në bazë të nenit 23 paragrafi 1 pika 6 nën B për përjashtime të përgjithshme nga Ligji për furnizime publike nuk do të zbatohet sipas ligjit të theksuar, në përputhje me rekomandimet nga Biroja për furnizime publike, e cila rekomandon organi kontraktues të respektojë parimet themelore të konkurencës dhe trajtim të barabartë të operatorëve ekonomik gjatë zgjedhjes së bankës”, thuhet në kumtesën e SHA “Posta e Maqedonisë së Veriut”.
21 vjeçari ndalohet me lëndë narkotike në Kaçanik
Komandanti i KFOR’it mbledh përfaqësuesit diplomatikë të QUI...
Ikona e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri feston ditëlindjen e...
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur
Në Durrës i moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me...