Shkollat në gjuhën serbe në territorin e Republikës së Kosovës nuk do të veprojnë në bazë të udhëzimeve të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të Republikës së Kosovës.
Këto shkolla do ta fillojnë mësimin me 1 shtator, sipas programit të Ministrisë së Arsimit në Serbi.
Kështu kishte bërë të ditur Jasmina Dediç, udhëheqëse e administratës së arsimit serb për Kosovën, e cila deklaroi se viti shkollor në komunitetet serbe në Kosovë do të fillojë më 1 shtator dhe me udhëzime nga Ministri i Arsimit të Serbisë, Mladen Sarceviç.
Portali arbresh.info, nga burimet e saja brenda Ministrisë së Arsimit, ka marrë vesh se ministri Ramë Likaj, nesër do të mbledhë kabinetin e tij për të diskutuar në lidhje me këtë temë, dhe pas kësaj do të dalin me një reagim zyrtar.
“Po e kemi parë lajmin që shkollat serbe në Kosovë, do të veprojnë sipas planit të Serbisë. Natyrisht se do të kemi një reagim, por kjo do të ndodhë pasi që nesër të mblidhet kabineti i ministrit Likaj, dhe të merr vendim në lidhje me këtë”, ka thënë ky burim për arbresh.info.
Çmimet e larta të naftës, të premtën mbahet seancë parlament...
Mediumi britanik shkruan për humbjen e Kosovës: Pavarësisht ...
Kombëtarja e Kosovës merr mirënjohje presidenciale nga Osman...
Vazhdojnë sulmet ndaj infrastrukturës së energjisë në Gjirin...
Ndjekje si në filma në Vlorë, vetura me drejtues 14-vjeçarin...
Përzgjedhësi i Turqisë: Kosova na vuri në telashe, ata kanë ...