Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka përkujtuar tetë fëmijë dhe tri gra të familjes Asllani nga fshati Rancë të Komunës së Shtimes, të cilët u vranë nga forcat serbe më 26 gusht 1998, raporton arbresh.info.
Thaçi më tutje ka deklaruar dhimbja për familjen Asllani vazhdon të jetë e njëjtë, sepse askush as për këtë krim nuk është dënuar.
“Më 26 gusht 1998, forcat serbe vranë tetë fëmijë dhe tri gra të familjes Asllani në fshatin Rancë të Komunës së Shtimes. Sot, 22 vjet pas, kujtimi është i paharruar dhe dhimbja për familjen Asllani vazhdon të jetë e njëjtë, sepse askush as për këtë krim nuk është dënuar.”, u shpreh ai./arbresh.info/

Dasma e Dua Lipës në Palermo ngjall debat mes banorëve venda...
Osmani në tubimin përmbyllës: Kosova meriton më shumë, po ha...
Presidenti i Fenerbahçes dënohet me 2 vjet e gjysmë burg
Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për ...
Konjufca për çështjen e presidentit: Vjosa Osmani u bë temë ...
Gjykata Administrative refuzon kërkesën për pezullimin e kon...