Në mbledhjen e 56-të të Qeverisë së Kosovës ku u miratua Projektligji për Buxhetin për vitin 2016 u diskutua edhe për dërgimin e Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese nga presidentja Atifete Jahjaga.
Me këtë rast, kryeministri Isa Mustafa ka përshëndetur dorëzimin e kërkesës për Asociacion nga ana e presidentes në Gjykatën Kushtetuese.
Mustafa tha se ky hap është përshëndetur nga ai edhe nga zëvendëskryeministri Thaçi, edhe në cilësinë e kryetarëve të subjekteve partnerë të koalicionit qeveritar.
“Vlerësojmë se është një hap i mirë sepse është Gjykata Kushtetuese ajo që do ta jap vlerësimin më meritor lidhur me atë se a është kjo marrëveshje në harmoni të plotë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës apo jo. Një gjë të tillë, ne e kemi paraparë edhe me marrëveshje sepse pjesë e kësaj marrëveshje është që ajo, në të gjitha fazat, të shkojë për mendim në Gjykatën Kushtetuese. Prandaj, kjo nuk paraqet kurrfarë bllokimi ose suprimimi të marrëveshjes sonë që e kemi bërë në Bruksel, por është një prej procedurave në të cilat ne e verifikojmë përshtatshmërinë e kësaj marrëveshje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, theksoi Mustafa.
Ndërkaq zv/kryeministri Hashim Thaçi, ka njoftuar kabinetin qeveritar për nismën e MPJ-së për fillimin e procedurës për negocimin e marrëveshjes së përkohshme për vendin nikoqir, dhe marrëveshjen për vendin nikoqir, duke u bazuar në vendimet e Qeverisë dhe Kuvendit për të themeluar Gjykatën Speciale.
“Themelimi i saj në Hagë të Holandës kërkon një marrëveshje në mes të dy vendeve tona. Në këtë nismë do të themelohet një grup punues që do të udhëheq negociatat për të përmbyllur këtë proces. Rekomandoj themelimin e kësaj nisme, që pastaj të vazhdohet me punët konkrete”, tha Thaçi.
Muriqi thirrje tifozëve: Tash është koha për t’u bashkuar, j...
Zjarri në një shtëpi në Gracë të Vushtrrisë, vdes një 80 vje...
Trump kërcënon të aktivizojë “Aktin e Kryengritjes”
Arrestohet brenda pak orësh i dyshuari për vjedhjen e një ve...
Po e pyet ChatGPT-në për shëndetin? Ja kur është ide e mirë ...
Zjarr në një shtëpi në Gracë të Vushtrrisë, dyshohet për një...