Të pandehurit e rastit “Medicus” shumë shpejt mund të futen prapa grilave. Kjo nëse Gjykata e Apelit, e cila tashmë ka caktuar seancën e kolegjit penal për muajin nëntor, aprovon vendimin e shkallës së parë. Vendimi i Apelit për caktimin e seancave ndaj këtij rasti ka ardhur dy vjet pas shpalljes së aktgjykimit të Gjykatës Themelore të Prishtinës, e cila në atë kohë pati dhënë 20 vjet burg për pesë të pandehurit e këtij rasti.
Lajmin për caktimin e seancës së kolegjit penal ndaj të pandehurve të rastit “Medicus” për arbresh.info e ka bërë të ditur zyrtari për media në Gjykatën e Apelit,
Arber Jashari. Sipas tij, seancat në këtë rast janë caktuar për datën 4 dhe 5 nëntor.
Ndryshe, urologu Lutfi Dervishi ishte dënuar me 8 vjet burg dhe një gjobë prej 10 mijë euro. Djali i tij, Arbani me 7 vjet e 3 muaj burg dhe me 2 mijë e 500 euro gjobë, kurse anesteziologu Sokol Hajdiniishte dënuar me 3 burg. Ndërsa anesteziologët Islam Bytyqi dhe Sylejman Dulla ishin dënuar me nga 1 vit me kusht.
Mjekut Lutfi Dervishi i ndalohet ushtrim i profesionit të urologut për dy vjet nga plotfuqishmëria e dënimit. Ndërkaq, gjykata pati vendosur që të gjithë të lënduarit në rastin “Medicus” të dëmshpërblehen me nga 15 mijë euro, para të cilat do t’i paguajnë Lutfi dhe Arban Dervishi. /G. Lushi/ arbresh.info
Hamza takon veteranët e UÇK-së: Do t’i rrisim për 50% pensio...
Gjykata e Lartë i jep të drejtë “Mabco”-s për aeroportin e V...
Abdixhiku fton qytetarët në hapjen e fushatës së LDK-së në “...
KQZ mbikëqyrë shtypjen e fletëvotimeve nga kompania sllovene...
Kurti: Dy djemtë e policëve të rënë në detyrë, pjesë e gjene...
“Tirana, Shkupi, Prishtina janë bashkë”, studentët nga Kosov...