Një 96-vjeçar nga Italia është kthyer në studentin më të vjetër të vendit. Xhuzepe Paterno, në rini, si pasojë e varfërisë nuk mundi dot që të niste studimet.
Në moshë tepër të re ai u punësua në rrjetin hekurudhor. Mirëpo, me kalimin e viteve dëshira e Xhuzepes për të frekuentuar shkollën nuk shuhej. Kur u poqën kushtet e duhura, ai vendosi që të fillonte studimet në degën “Histori-Filozofi” në Universitetin e Palermos.
Ndërsa para pak ditëve u diplomua në shoqërinë e miqve të tij student, -që janë 70 vite më të ri se sa ai- dhe familjarëve. I moshuari thotë se e ka ushqyer gjithmonë dashurinë për librat, edhe pse në jetë ka përjetuar dy luftërat botërore, si edhe depresionin e madh të viteve të pasluftës, e cila sipas tij bëri që ai të ndalte shkollën.
“Thashë me vete o tani o kurrë. Në vitin 2017 u regjistrova në universitet. E kuptoja që ishte pak vonë për një diplomë tre vjeçare, por kjo shërbeu si një test ndaj vetvetes. Isha shumë i ndrojtur në fillim. Më mundonte ideja se si do të silleshin studentët e tjerë me mua, profesorët gjithashtu. Dy vitet e para ishin disi më të lehta, sepse leksionet i ndiqja në auditore, ndërsa ky vit si pasojë e pandemisë, mësimin e realizuam online. Ishte pak e vështirë kjo praktikë, sidomos për moshën time”, tha Xhuzepe./tch/

Zvicra dislokon 4 mijë trupa në kufi me Francën, e cila pret...
Rama merr pjesë nesër në Samitin “BE–Ballkani Perëndimor” në...
Kusari Lila tregon prapaskenat para recitimit të poezisë nga...
Selimi dhe Konjufca takojnë qytetarët në Klinë, flasin për q...
Sveçla: Përmirësimi i kushteve të punës për zyrtarët policor...
LVV: Mitrovica ia qet pikën 116