Maqedonia është në udhëkryq, vendimin se cilën rrugë do ta ndjekim do të dihet brenda këtyre ditëve dhe më së voni deri javën që vjenë kur dhe pritet të prezantohet raporti nga UE-ja, raporton sot televizioni “24 vesti”, transmeton Zhurnal.
Pas porosive të qarta të faktorit ndërkombëtarë, njofton televizioni, e gjitha puna ka ngelur në duart e Gruevskit, paraqiten njëzëri analistët.
Qeverisë në disponim i janë dy opcione, e para, pa neglizhencë të mëtejme plotësisht të zbatohet Marrëveshja e Përzhinos, dhe e dyta, ngelet kolapsi i shtetit.
Nëse marrëveshja dështon, analisti Dimitrevski vlerëson se kaosi i krijuar mbi gjitha do të jetë interetnik mes maqedonasve, por pritet që edhe partitë shqiptare të marrin qëndrim dhe në një formë të distancohen nga qeveria sepse nuk do mund të mbrojnë politikat antievropë të qeverisë, trasnmeton televizioni.
Pas njoftimeve se BDI është e mundur të del nga qeveria, sërish aktualizohet pyetja për shumicë të re parlamentare, por analisti Alajdin Demiri nuk beson në një skenar të tillë, duke pas para sysh pozicionet e liderëve të BDI-së dhe PDSH-së.
“Një pjesë e mediave shkruajnë se nëse do të ndodhte të bie marrëveshja, BDI në tavolinë do të vendos më tepër kërkesa etnike, dhe mes tyre për herë të parë edhe një llojë Parlamenti nga Struga deri në Likovë, në formën e sërbëve në Kosovë, raporton televizioni “24 vesti”, transmeton Zhurnal.
Por nga partia e Ali Ahmetit, shkraun televizioni, sot këto pohime i hodhën si të pavërteta dhe spekulime, njofton Zhurnal.
Rreth 2.000 qytetarë të regjistruar si votues me postë ende ...
Ylli fiton në kryeqytet ndaj Borës
Mevlan Zeka i reagon publikisht FFK-së pasi ai nuk u shpall ...
Kurti: Nga 11 terminale doganore vetëm 1 ishte shtetërore, s...
FFK-ja zbulon “Formacionin e Vitit 2025”, dominohet nga futb...
Alarm në trafik: 101 viktima nga aksidentet rrugore