Deputeti i Vetëvendosjes, Ilir Deda sonte në emisionin Interativ të KTV-së, foli për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit dhe zhvillimet në Komisionin për Integrime në Kuvendin e Kosovës. Ai tha se do të votojë pro ratifikimit të MSA’së në Kuvendin e Kosovës.
Ai ka thënë se nënshkrimi i MSA-së është hap i rëndësishëm, që nuk mund të zhvlerësohet si marrëveshje kontraktuale mes Kosovës dhe BE-së.
Mirëpo sipas Dedës, nuk mund të filloj procesi i integrimit ngaqë nuk na njohin pesë shtete të BE-së, por me këtë MSA, merr obligim integrimin e Kosovës dhe e obligon Kosovën për dialog me Serbinë.
“Kosova do të merr statusin e vendit kandidat për integrim në BE, kur Serbia të pranohet ne Bashkim Evropian”, tha Deda në atë se çka ka dëgjuar.
Deda shtoi se duhet ndjekur një ide e prezantuar më herët nga ish-ambasadori Lulzim Peci: “Kosova të bëhet më evropiane duke e zgjidhur çdo problem me Serbinë në bazë të legjislacionit evropian”.
“Asnjë vend i Ballkanit Perëndimor nuk e ka nënshkruar MSA-në me fusnotë”, potencoi Deda, duke thënë se ky nënshkrim nuk do të thotë njohje nga BE-ja e njeh Kosovën si shtet.
Rreth 2.000 qytetarë të regjistruar si votues me postë ende ...
Ylli fiton në kryeqytet ndaj Borës
Mevlan Zeka i reagon publikisht FFK-së pasi ai nuk u shpall ...
Kurti: Nga 11 terminale doganore vetëm 1 ishte shtetërore, s...
FFK-ja zbulon “Formacionin e Vitit 2025”, dominohet nga futb...
Alarm në trafik: 101 viktima nga aksidentet rrugore