Michael Jackson ka fituar shumën marramendëse prej 970 milionë dollarëve pas vdekjes.
Vetëm këtë vit, artisti i ndjerë Michael Jackson ka fituar 115 milionë dollarë, duke bërë që ai të sjellë fitime prej gati një miliard dollarësh.
Gjatë karrierës së tij të suksesshme prej tri dekadave, ai ka fituar 109 miliardë dollarë, por duket qartë se mbreti i muzikës pop ka bërë që emri i tij të bëjë jehonë edhe pasi ai të shkojë, transmeton lajmi.net.
Fitimet më të fundit të tij kanë bërë që ai përsëri të jetë artisti që ka fituar më së shumti këtë vit pas vdekjes, të përpiluar nga Forbes.
Kjo është lista e yjeve që kanë fituar më së shumti pas vdekjes, ndërsa edhe Paul Walker këtë vit ka hyrë në top dhjetëshe./Lajmi.net
1. Michael Jackson: 115 milionë dollarë 2. Elvis Presley: 55 milionë dollarë 3. Charles Schulz: 40 milionë dollarë 4. Bob Marley: 21 milionë dollarë 5. Elizabeth Taylor: 20 milionë dollarë 6. Marilyn Monroe: 17 milionë dollarë 7. John Lennon: 12 milionë dollarë 8. Albert Einstein: 11 milionë dollarë 9. Paul Walker: 10.5 milionë dollarë 10. Bettie Page: 10 milionë dollarë 11. Theodor Geisel: 9.5 milionë dollarë 12. Steve McQueen: 9 milionë dollarë 13. James Dean: 8.5 milionë dollarë .
Policia e ndjek nëpër mal dhe e kap të dyshuarin që e dogji ...
Grabitje e armatosur në një barnatore në Pejë, dy të dyshuar...
Juventusi interesohet për shërbimet e portierit të klubit të...
Kurti: Kriminelët e mëdhenj serb ose janë në burgun e Dyzit,...
Kurti “punëson” gjyshërit: Nga 100 euro shtesë për ata që ku...
Isak dyshohet se e ka thyer këmbën