Trajtimi i rastit të 33-vjeçares me probleme të shëndetit mendor, 8 muajshe shtatzanë nga një abuzim i dyshuar nga fqinji 56 vjeçar, nxori në pah edhe dështimin e instucioneve të përkujdesit social. Vëllai e babai i të resë thonë se ata janë në pamundësi për tu kujdesur për të ndaj kërkojnë strehimin në qendra sociale.
Familjarët e 33-vjeçares nga Lushnja me probleme të shëndetit mendor, tetë muajshe shtatzanë si pasojë e abuzimit nga fqinji, kërkojnë reagimin e institucioneve të përkujdesit social për trajtimin e rastit.
“Infermierja e fshatit më tha që nuk është mirë.”
Duke theksuar kushtet e vështira dhe mungesën e një gruaje në shtëpi, vëllai ka kërkuar strehimin e saj në qendra sociale, ndërsa thotë se pas lindjes janë të gatshëm ta rimarrin në shtëpi.
“Unë kërkoj nga shteti që motrën time ta marrin dhe ta çojnë në shërbime sociale derisa të lindi. Pas lindjes unë e marr prapë në shtëpi”.
Ai tregon se nuk e kishte kuptuar abuzimin e së motrës nga fqinji, i cili u vu në pranga.
Historia e abuzimit të vajzës që të gjithë e njohin për problemet e shëndetit mendor ka tronditur zonën.
56-vjeçari, Edi Bushi, i dyshuar si autor i abuzimit mbahet në qeli.
Liverpooli zgjedh zëvendësuesin e Salah, ka gati ofertën pre...
Spalletti flet për minutat e pakta të Edon Zhegrovës
Limaj: Kryeministri i ardhshëm duhet të jetë nga opozita
Ish-kryetari i Leposaviqit pjesë e listës së kandidatëve të ...
Pak risi në listat zgjedhore, partitë prezantojnë kandidatët...
Zelensky zhvillon bisedime me aleatët evropianë në Londër pa...