Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurve F.G., dhe N.G., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit” nga neni 172 paragrafi 1 lidhur me nenin 31, ndërsa ndaj N.G. është ngritur aktakuzë edhe për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Sipas aktakuzës, me datë 09.10.2025 në Prizren, gjatë një kontrolli të realizuar nga organet e rendit, në pronën e të pandehurve janë gjetur dhe sekuestruar bimë të kanabisit, të cilat ishin kultivuar nga të pandehurit. Sipas ekspertizës forenzike, këto bimë kanë rezultuar se përmbajnë substancën narkotike kanabis-marihuanë.
Po ashtu, gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar 19,900 euro, të cilat janë përfituar nga aktiviteti i kundërligjshëm i kultivimit të narkotikëve.
Gjithashtu, gjatë kontrollit të veturës së të pandehurit N.G., janë gjetur dhe sekuestruar 65 fishekë, në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm mbi armët.
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartcekur për veprat penale për të cilat akuzohen të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit
Ambasada e Kosovës në Lubjanë apel mërgatës: Shfrytëzoni të ...
Gazetarët paralajmërojnë rrezik për lirinë e medias pas shit...
Model i ri udhëheqjeje në Hamas pas humbjeve në Gaza
Granit Xhaka flet për Botërorin: rutina, emocione dhe ambici...
Kurti viziton familjen Krasniqi në Prizren, diskutime për ek...
Një veturë me targa serbe shihet në Zvërnec, ngrihen dyshime...