Arsenali është një nga klubet që po ndjek nga afër talentin e Bayer Leverkusenit, Kerim Alajbegovic.
Klubi gjerman e kishte shitur reprezentuesin e Bosnje e Hercegovinës te Red Bull Salzburg verën e kaluar, por pas paraqitjeve mbresëlënëse të 18-vjeçarit vendosi ta rikthejë në skuadër këtë verë duke aktivizuar klauzolën e riblerjes prej 7 milionë funteve, shkruan Arbresh.info.
Megjithatë, zhvillimi i shpejtë i Alajbegovicit në Austri, si dhe paraqitjet e tij me kombëtaren e Bosnjës, kanë tërhequr vëmendjen e shumë klubeve nga Premier League dhe Serie A, të cilat po shqyrtojnë mundësinë për ta transferuar atë që këtë verë.
Përveç “Topçinjve” edhe Aston Villa e Leeds United kanë zhvilluar tashmë bisedime me përfaqësuesit e lojtarit. Interesim kanë shfaqur gjithashtu edhe Napoli, Roma dhe Interi.
Alajbegovic është përfshirë në listën e Bosnjës për Kupën e Botës dhe konsiderohet si një nga talentet që mund të spikasë në Grupin C, ku kombëtarja e tij do të përballet me Kanadanë, Zvicrën dhe Katarin.
I lindur në Koln nga prindër boshnjakë, ai njihet për shpejtësinë, teknikën e lartë dhe aftësinë për të luajtur në disa pozita të repartit ofensiv.
Babai i tij, Semin Alajbegovic, i cili është edhe agjenti i lojtarit, ka qenë gjithashtu futbollist dhe e ka kaluar të gjithë karrierën në kategoritë e ulëta të futbollit gjerman.
Leverkuseni dëshiron ta mbajë lojtarin në skuadër, por interesimi i madh ka bërë që klubet e interesuara të përgatisin oferta që mund të arrijnë deri në 18 milionë funte, një fitim i konsiderueshëm krahasuar me shumën që gjermanët paguan për rikthimin e tij.
Bisedime të tjera pritet të zhvillohen gjatë javëve në vijim, ndërsa Leverkuseni do të vendosë nëse do të vazhdojë të mbështetet te talenti boshnjak apo do të pranojë një ofertë të majme./Arbresh.info
Enzo Fernández dëshiron largimin nga Chelsea, ëndërron trans...
Sveçla mban sot konferencë për media
E arritën kualifikimin në Botëror pas 24 vitesh, kjo është l...
Kultivonin kanabis në Prizren, Prokuroria ngre aktakuzë ndaj...
Arrihet marrëveshja, përfundon greva e punëtorëve të sigurim...
Rusia godet Ukrainën: 14 të vrarë,mbi 100 të plagosur