Pas takimit me Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa ka shkuar në kryeministri.
Ai është pritur nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Kjo u bë e ditur nga postimi i shefit të qeverisë shqiptare i cili njoftoi se me Costa-n do të diskutojë për rrugëtimin evropian të Shqipërisë si dhe hapat e mëtejshëm drejt anëtarësimit në BE.
“Kryeministria – Me mikun e shtrenjtë të Shqipërisë, Presidentin e Këshillit Europian, António Costa, për rrugëtimin europian të vendit tonë, hapat e mëtejshëm drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian dhe objektivin tonë për Shqipërinë 2030 në BE”, ka shkruar Rama.
Ambasada e Kosovës në Lubjanë apel mërgatës: Shfrytëzoni të ...
Gazetarët paralajmërojnë rrezik për lirinë e medias pas shit...
Model i ri udhëheqjeje në Hamas pas humbjeve në Gaza
Granit Xhaka flet për Botërorin: rutina, emocione dhe ambici...
Kurti viziton familjen Krasniqi në Prizren, diskutime për ek...
Një veturë me targa serbe shihet në Zvërnec, ngrihen dyshime...