Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, priti sot Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa.
Gjatë këtij takimi u vlerësua progresi i spikatur i vendit tonë në procesin e negociatave, përfshirë mbajtjen e Konferencës së 8-të Ndërqeveritare BE–Shqipëri, e cila konfirmoi përmbushjen e kritereve ndërmjetëse për Kapitullin 1 “Themeloret”.
Presidenti i Republikës i përcolli bashkëbiseduesit vendosmërinë e Shqipërisë për të plotësuar agjendën dhe objektivat për mbylljen e grupkapitujve brenda vitit 2027.
“Reforma në drejtësi, forcimi i shtetit të së drejtës, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe përputhja e plotë me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë së BE-së dëshmojnë se Shqipëria është një partner i besueshëm dhe vullnetplotë për të qenë pjesë e familjes evropiane”, u shpreh Kreu i Shtetit.
“Zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor nuk është vetëm një proces integrimi, por një investim strategjik për paqen, sigurinë dhe stabilitetin e gjithë kontinentit evropian”, deklaroi Presidenti Begaj duke falenderuar Presidentin Costa për prioritizimin. e procesit të zgjerimit të BE- së me vendet e Ballkanit Perëndimor gjatë mandatit të tij.
“Shqipëria është mirënjohëse për mbështetjen e fuqishme që Këshilli dhe Komisioni po i japin Shqipërisë në këtë rrugëtim. Shqipëria do të vijojë me ritëm të shpejtë dhe rezultate konkrete në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.. Jemi të bindur se reformat nuk i bëjmë vetëm si kërkesa të BE-së, por mbi të gjitha për qytetarët tanë.”
Votimi në Ambasadën e Kosovës në Hagë përmbyllet me sukses
SHBA i bën thirrje Evropës të fokusohet më shumë në siguri d...
Ndërron jetë aktori Anthony Head, ylli i “Buffy the Vampire ...
Maqedoni: Rritje e ndjeshme e dhunës në familje në maj 2026
Juventusi në kërkim të portierit, tre emra në listë përfshir...
Mbahet protesta e shtatë kundër ndërtimit në Zvërnec, qyteta...