Vijojnë operacionet e riatdhesimit dhe të kthimit vullnetar të shtetasve shqiptarë që kanë kërkuar azil në vendet e BE-së.
Pasditen e sotme, në Rinas, u riatdhesuan nga Metz, Francë, me charter, 110 shtetas shqiptarë, me qëndrim të paligjshëm në Francë dhe në zonën Schengen, të cilët u kthyen vullnetarisht.
Operacionet e riatdhesimit u realizuan në bashkëpunim me Frontex-in dhe Zyrën Franceze për Emigracionin.
Ndërkohë policia njofton që personat të cilët ndodhen në zonën Schengen të mos bëjnë përpjekje për azil.
“Policia e Shtetit apelon për të gjithë shtetasit shqiptarë që ndodhen në një nga vendet e zonës Schengen, që të mos bëjnë asnjë përpjekje për të aplikuar për azil dhe të mos bëjnë asnjë shpenzim duke paguar ata që duan të përfitojnë duke i mashtruar se do t’u sigurojnë azil, pasi rezultati në të dyja rastet do të jetë negativ. Shqipëria është një vend i sigurt dhe shanset për të marrë azil janë zero.”
Policia e Shtetit, në bashkëpunim me homologët, do vijojë operacionet e riatdhesimit dhe do forcojë masat duke shtuar patrullimet në kufirin jeshil.
Numërohen gati 10% të votave – Kurti e Konjufca lënë shumë m...
Gjest i jashtëzakonshëm nga SC Gjilani, ndan nga 2 mijë për ...
Greqia, Izraeli dhe Qipro planifikojnë stërvitje të përbashk...
Publikohen pamje të reja pas aksidentit “horror”...
Ekzekutohen shtesat prej 100 euro për fëmijët dhe pensionist...
BE-ja pret formim të shpejtë të institucioneve të reja të Ko...