Janë shfaqur shenjat e para se liderët e vendeve veriore të BE-së kanë vullnet për kompromis rreth pakos stiumuluese prej 1.8 trilion eurosh. Përafrimi i qëndrimeve erdhi vetëm në ditën e katërt të bisedimeve në Bruksel.
Mosmarrëveshjet e vjetra mes shteteve që janë prekur më pak nga pandemia dhe vendet e zhytura në borxhe, si Italia dhe Greqia, ekonomia e të cilave është në rënie të lirë, kanë dalë në pah, duke e vendosur Romën kundër Hagës dhe aleatëve të saj në Stokholm, Kopenhagë dhe Vjenë.
Lidertë pritet t’i vazhdojnë diskutimet në orën 16, ndërsa shumë gjëra do të varen nga përpjekjet e presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, për të paraqitur një bazë të re për marrëveshje, duke i marrë parasysh kërkesat nga jugu dhe veriu i Evropës, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.
“Një marrëveshje është nevojë”, tha ministri francez i Financave, Bruno Le Maire, përderisa diplomatët po përgatiteshin për një ditë tjetër të negocitatave, të cilat mund ta përbëjnë samitin më të gjatë të BE-së.
Një diplomat tha se presidenti francez, Emmanuel Macron, e humbi durimin me ato që i quajti “bllokada shterpe” të Holandës, Suedisë, Danimarkës, Austrisë dhe Finlandës, duke e goditur tavolinën me grusht.
Këto tensione i konfirmoi edhe një diplomat tjetër, i cili tha se tensionet u rritën deri në atë masë që kryeminsitrja belge, Sophie Wilmes, u detyrua të bënte thirrje për qetësi.
Ylli i Barcelonës: Ta krahasosh Yamalin me Messin është një ...
Presidenti iranian: Irani dëshiron të evitojë një luftë, Teh...
Kamberi:Miratimi i rezolutës nga Kongresi, hap i rëndësishëm...
S`ka datë për certifikim të zgjedhjeve të 28 dhjetorit
Myftiu Tërnava: Jam i tronditur nga akti kriminal i djegies ...
Një propozim dashurie pritet të ndodhë sonte në Big Brother ...