Ole Gunnar Solskjaer thotë se arritja e Manchester Unitedit në gjysmëfinale të FA Cup është vendimtare për skuadrën e tij që ta zhvillojë një mendësi fituese, duke këmbëngulur se ka ardhur koha që Unitedi të fitojë trofe.
Unitedit iu desh të djersitet mirë kundër skuadrës së fundit në renditjen tabelore në Premierligë, Norwich City, të cilin e mundi 2:1 pas 120 minutave lojë në çerekfinalen e së shtunës, transmeton Gazeta Express.
Djajtë e kuq u bënë ekipi i parë që e siguron një vend në mesin e katër më të mirëve në FA Cup këtë sezon dhe dy fitore në Wembley do t’ia siguronin Solskjaerit trofeun e parë si trajner në Old Trafford.
“Jemi në gjysmëfinale dhe jemi të lumtur për këtë. Vitin e kaluar arritëm deri në çerekfinale dhe humbëm ndaj Wolves. Tani jemi në gjysmëfinale në Wembley të paktën”, tha Solskjaer pas ndeshjes.
“Është më rëndësi për këtë ekip ta fitojë trofeun e parë apo ta arrijë finalen e parë së bashku. Kjo do t’i ndihmonte kulturës fituese sepse ne duhet të fillojmë të fitojmë trofe”, shtoi ai. /Gazeta Express/
Dueli i titanëve/ Inter – Arsenal, publikohen formacionet zy...
Spektakël sonte në BBVA5: Dy eliminime, banorë të rinj dhe s...
Përplasja tragjike e dy trenave në Spanjë/ Gjendet një tjetë...
Macron: Trump ‘synon hapur ta dobësojë dhe nënshtrojë&...
“Ajo që kemi përjetuar është një themel i fortë për të...
Seanca në GJK për kërkesën e gjyqtarëve për rritje page, Ram...