Politikani serb, Vuk Drashkoviq, u ka dërguar përkrahësve të partisë së tij një mesazh me rastin e festës së “Vidovdanit”, ku ka folur edhe për çështjen Kosovës.
Drashkoviq, siç shkruan Danas, u ka thënë përkrahësve të tij se njerëzit në Serbi janë hipnotizuar dhe po mashtrohen në vazhdimësi me frazën se “ Kosova është ende nën Serbi”.
Ai thotë se për këto 20 vjet, populli i Serbisë është verbuar dhe ka harruar atë se çfarë ka bërë regjimi i Sllobodan Millosheviqit.
Drashkoviq thotë se ai regjim kishte shtyrë Serbinë në luftën me Kosovën, kishte humbur luftën, kishte kapitulluar pa kushte dhe ishte detyruar që të tërhiqej nga Kosova përgjithmonë, raporton express.
Sipas tij serbët janë hipnotizuar nga mashtrimet se “Kosova është ende në Serbi dhe se është zemra e Serbisë”, dhe që Rusia e Kina garantojnë një gjë të tillë.
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...