Sot në Komunën e Prishtinës kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 edhe pesë personel shëndetësorë.
Drejtori i Shëndetësisë në Prishtinës, Bujar Gashi thotë për RTV Dukagjinin se 3 prej të infektuarve janë infermierë, një laborantë dhe një mjek që u takojnë dy qendrave të kujdesit parësorë shëndetësorë.
“Fati është që tre prej tyre kanë qenë në pushim vjetor dhe kanë më pak kontakte dhe me infeksionin janë përballur jashtë institucioneve shëndetësore”.
Gashi thotë se me këto 32 rastet e regjistruara sot, në Prishtinë ka 388 raste aktive me coronavirus.
“Nga numri i përgjithshëm i të prekurve me COVID-19, 116 persona janë shëruar dhe tre prej tyre kanë vdekur”.
Drejtori i Shëndetësisë në Prishtinës thotë se sot nga numri i përgjithshëm i testeve, mbi gjysma e tyre janë nga Komuna e Prishtinës.
Gashi thotë se situata është problematike dhe shumë vështirë e kontrollueshme për shkak të numrit të madh të qytetarëve dhe pothuajse një numri të tillë që qarkullojnë brenda ditës në Prishtinë.
“Kemi lagje si Kodra e Trimave që kemi rreth 6 lokacione të coronavirusit dhe është shumë vështirë të kontrollohen ato”, tha ndër të tjera Bujar Gashi.
Trump: Irani më mirë të mos i detyrojë të paguajnë anijet që...
NASA: Artemis II drejt kthimit në shtëpi, ekuipazhi do të zb...
Rutte: Vendet aleate të ngadalta në mbështetje të SHBA-së pë...
Muriqi tregon nëse do të pensionohet nga Kombëtarja e Kosovë...
Graçanica ankohet se iu hoqën flamujt serbë me vendim të min...
Hoxhaj: PDK nuk dëshiron zgjedhje, fati i Presidentit varet ...