Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistika, në prill numri i turistëve që kanë vizituar vendin janë 741 persona me 4690 bujtje.
Prilli është muaji në të cilin kishte filluar kriza e coronavirusit, dhe sipas të dhënave të publikuara, shënohet rënie prej 99.7%, njofton Telegrafi Maqedoni.
Sipas të dhënave, numri i turistëve në prill të vitit 0202, në krahasim me vitin 2019, është ulur për 99.1%, ndërsa numri i bujtjeve është ulur për 97.2%.
Numri i turistëve të brendshëm në prill të vitit 2020, në krahasim me prillin e vitit të kaluar është ulur për 97.7% ndërsa numri i turistëve të huaj po ashtu është ulur për 99.7%.
Numri i bujtjeve i turistëve të brendshëm në prill të vitit 2020 në krahasim me vitin paraprak është ulur për 96.1% ndërsa numri i bujtjeve të turistëve të huaj është ulur për 97.8%.
Në periudhën janar-prill 2020, në krahasim me të njëjtën periudhë, numri i turistëve është ulur për 47.9%.
Xheneta i reagon sërish Leonora Jakupit: Kjo pozitë nuk ësht...
Zjarr në Shkollën ‘Sylejman Vokshi’ në Deçan, ndërhyrje e sh...
Hamza takon ambasadorin Blaj, kërkon mbështetjen e Sllovenis...
Reagojnë familjarët e Labit pas vdekjes së gjyshit të tij
AKB për pagën minimale: Vendim pa dialog, bizneset drejt inf...
Rizvanolli: Në operim tri njësi të KEK-ut, B2 dhe A3 priten ...