Policia e Kosovës sot rreth orës 16.00 ka pranuar një informatë për një person të plagosur te Pallati i Rinisë në kryeqytet.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës Daut Hoxha ka bërë të ditur për se ekipet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes.
“Te një lokal i Pallatit të Rinisë dyshohet se një person është plagosur. Ekipet mjekësore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa ekipet e forenzikës dhe hetuesia e Policisë së Kosovës, po kryejnë procedurat e nevojshme hetimore dhe të vendit të ngjarjes për të sqaruar rrethanat lidhur me incidentin”, ka thënë Hoxha.
Ai po ashtu ka bërë të ditur se pas raportimeve shtesë, policia do të bëjë të ditura detajet tjera lidhur me rastin.
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...