Ambasada e Zvicrës në Prishtinë në rrjetin social Facebook ka shpërndarë qëndrimin e ambasadorit Jean Hubert-Lebet për dialogun Kosovë-Serbi të cilin e kishte thënë në maj të vitit 2019.
“Koha për të kujtuar mësimet e marra ndërsa lehtësoni dhe ndërmjetësoni në proceset e paqes”, thuhet në përshkrim
Pika e parë e këtij qëndrimi thotë së ndryshimi i kufijve nuk funksionon
Ndërsa në pikën e dytë thuhet se një marrëveshja asnjëherë nuk duhet të detyrohet dhe se thelbësore për një marrëveshje është besimi mes dy palëve, transmeton arbresh.info
Pika e tretë tregon se procesi i paqes duhet të jetë transparent dhe gjithëpërfshirës dhe tek pika e katërt theksohet se nënshkrimi i një marrëveshje nuk është pika kryesore por duke përfunduar që procesi i zbatimit të një marrëveshje të bëjë me të vërtet ndryshim.

Postimi i plotë:
Koha për të kujtuar mësimet e marra ndërsa lehtësoni dhe ndërmjetësoni në proceset e paqes:
Për më shumë detaje, ju lutemi lexoni deklaratën e plotë të Ambasadorit Lebet në maj 2019.
Kurti premton investime të shumta në Mitrovicë dhe gjithë Ko...
Hotel luksoz, të ftuar VIP dhe kosto prej një milion eurosh ...
Nesër mbahet protestë në përkrahje të studentëve shqiptarë n...
Vdiq në krye të detyrës, polici do të prehet në vendlindje, ...
Zvicra dislokon 4 mijë trupa në kufi me Francën, e cila pret...
Rama merr pjesë nesër në Samitin “BE–Ballkani Perëndimor” në...