Këngëtarja e njohur nga Ferizaj, Filloreta Raçi – Fifi sapo ka publikuar projektin më të ri muzikor.
“A po vjen” titullohet kënga e cila u vizuelizua edhe me një videoklip tejet interesant në të cilat paraqiten vajza me veshjet kombëtare duke i rënë defit, shkruan portali arbresh.info
Teksti është shkruar nga vet artistja me producent Bini Diez dhe video nga Bershër Studios.
Kujtojmë se, Fifi vetëm pak ditë më parë solli në versionin e saj këngën “Tradhtare” të Ramadan Krasniqit – Dani.
Ndërkaq, “Lezet” mban titullin kënga e fundit profesionale e Raçit në bashkëpunim me artisten e mirënjohur Remzie Osmani. / arbresh.info/
Arrestohen në flagrancë dy të dyshuar për fajde, i kërkonin ...
FSK vizitë në shërbimin mjekësor të Bundeswehrit gjerman
Haxhiu falënderon Japoninë për mbështetjen ndaj Kosovës
Konfirmohet nga Irani: Lideri i ri suprem Mojtaba Khamenei ë...
Haradinaj kujton demonstratat e 11 marsit: Studentët mposhtë...
E dhimbshme: Vdes i riu nga Peja pas një aksidenti në trafik