Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurtii, në 21-vjetorin e masakrës së Dubravës, ka thënë se Dubrava është një nga shprehjet më të thekshme të gjenocidit politik e shtetëror të Serbisë.
Kurti përmes një shkrimi në facebook ka thënë se vonesa e gjykimit të kësaj masakre tregon se nuk është vendosur asnjë drejtësi.
“Masakra e Dubravës, sikurse edhe ajo e Reçakut e Padalishtës, ishin përfshirë vetëm te aktakuza ndaj Milosheviqit i cili vdiq pa u dënuar në burgun e Hagës”, ka shkruar Kurti, shkruan arbresh.info.
Postimi i plotë:
Dubrava është një nga shprehjet më të thekshme të gjenocidit politik e shtetëror të Serbisë. Këtu e 21 vite më parë është kryer masakra mbi të burgosurit politikë në burgun e Dubravës. Pra, nuk shfaroseshin njerëz për të prodhuar frikën, ishte në fakt frika e Serbisë në vitin 1999 që vinte në zbatim ëndërrat më të tmerrshme gjenocidale. Gjenocid mbi të burgosur – pushkatim i të burgosurve politikë.
Beogradi nuk mund të ndahej nga persekutimi i shqiptarëve deri në çastin e fundit. Dubrava dhe vonesa e gjykimit të kësaj masakre tregon pikën e referencës prej ku kuptohet se nuk është vendosur asnjë drejtësi. Masakra e Dubravës, sikurse edhe ajo e Reçakut e Padalishtës, ishin përfshirë vetëm te aktakuza ndaj Milosheviqit i cili vdiq pa u dënuar në burgun e Hagës.
Sot një javë bëhen një vit prej se është amandamentuar Kodi i Procedurës Penale në Kosovë duke mundësuar gjykimin dhe dënimin e kriminelëve në mungesë. Ende jemi në pritje të aktakuzave nga Prokuroria Speciale…
Kos thotë se ka zhvillime “inkurajuese” lidhur me pesë shtet...
Haaland komenton rastin me mbrojtësin e Arsenalit: Gabriel d...
Izraeli dhe Libani do të rifillojnë bisedimet e paqes të enj...
“Presidenti t’i takojë VV-së, e papranueshme për neve”, Lush...
Konate pranë rinovimit me Liverpoolin
Shtrenjtimi i naftës rrit shitjet e makinave elektrike me 51...