Byroja Federale e Hetimeve (FBI) në Shtetet e Bashkuara tha se të shtënat në një bazë të marinës amerikane në Teksas, më 21 maj, “ishin të lidhura me terrorizmin”.
Nga të shtënat u plagos një pjesëtare e marinës, e cila po punonte në një pikë kontrolli të sigurisë.
Edhe pse u plagos, ajo ishte në gjendje të aktivizonte një pengesë, duke e parandaluar personin e armatosur që të futej në bazë.
Pjesëtarja e marinës është në gjendje të mirë shëndetësore, njoftoi ushtria amerikane.
Sulmuesi mbeti i vdekur në vendngjarje, tha FBI.
FBI nuk bëri të ditura detaje në lidhje me sulmuesin, apo pse hetuesit besojnë se incidenti ishte i lidhur me terrorizmin.
Në një deklaratë të veçantë, Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së tha se po punonte me agjencitë shtetërore dhe lokale për të zhvilluar hetimet. /REL
Vetura godet për vdekje një këmbësor në Bresje të Fushë Koso...
Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit jep detaje pas gjetjes së trupit...
Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta pa...
Ai u bë viral pasi u braktis nga nëna e tij – tani majmuni i...
Vdes 18-vjeçari në fshatin Kçiq, policia nis hetimet
Raportohet për 12 të lënduar, pasi një autobus u përplas me ...