Qeveria e Sllovenisë i ka dhënë fund luftës me pandeminë COVID-19, duke u bërë kështu vendi i parë në Evropë.
“Sllovenia ka arritur të zbusë pandeminë gjatë dy muajve të kaluar… Sot Sllovenia ka imazhin më të mirë të epidemiologëve në Evropë,” tha kryeministri Janez Jansa në parlament.
Vendimi është marrë pasi zyrtarë të vendit ka konfirmuar më pak se 7 raste të infektuar gjatë dy javëve të kaluara.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë të ditur se shpërndarja e koronavirusit është ngadalësuar dhe vetëm 35 persona janë infektuar gjatë 14 ditëve të shkuara.
Njerëzit që arrijnë në Sllovenia nga vendet e tjera të Evropës nuk do të karantinohen, tha Jansa.
Megjithëse rreziku i përhapjes së virusit ende është i pranishëm, disa masa të marra do të vazhdojnë të qëndrojnë në fuqi.
Sllovenia shënoi rastin e parë me koronavirus me 4 mars dhe deri më 13 maj ka shënuar 1,500 raste.
Në Slloveni janë shënuar edhe 103 viktima në mesin e 2 milion banorëve sa ka gjithsej Sllovenia./arbresh.info/
Shqipëria këtë vit planifikon t’i mbyllë 16 kapituj në proce...
Sot mblidhen dy komisione parlamentare në Kuvendin e Kosovës
Kryeministri Netanyahu: Jemi në gjysmë të rrugës, Irani do t...
Fluks i madh për ndeshjen Kosovë–Turqi: Komuna shton autobus...
Kosova përballë historisë: Sonte kërkon biletën për Botërori...
Mot i paqëndrueshëm të martën, priten reshje në shumicën e v...