Rap-artistja e njohur shqiptare, Loredana Zefi, tash e një muaj është vetë-izoluar në shtëpinë e saj në Gjermani.
Ndonëse ka anuluar turneun e koncerteve për shkak të pandemisë, ajo këtë kohë po vazhdon t’i mbajë aktiv fansat me fotografi e video nga më të ndryshmet, shkruan portali arbresh.info
Së fundmi kur ajo ka paralajmëruar lansimin e këngës së saj të re me titull: “Nicht verdient”, në bashkëpunim me reperin Capital Bra, ajo ka publikuar një pjesë nga kjo këngë në Instagram.
Kënga pritet të lansohet me 30 prill, në orën 00:00.
Në karantinë, Lori ka publikuar edhe një këngë në bashkëpunim me artistin Zuna të titulluar “Du bist mein”.
Me këtë të fundit u përfol se është në një lidhje dashurie, spekulim të cilin e hodhi poshtë vet reperi me anë të një deklarate të ndarë në rrjetet sociale. /arbresh.info/
Falsifikimi i rezultateve/ Përfundojnë dy seanca ndaj komisi...
Trump paralajmëron Kanadanë: Nëse nënshkruan me Kinën, SHBA-...
Seanca ndaj të dyshuarve për manipulim votash, Avokati i Pop...
INSTAT: 12.5 milionë shtetas të huaj hynë në Shqipëri gjatë ...
Man City nuk gabon ndaj Wolves, ia shton presionin Arsenalit
Zelensky: Bisedime konstruktive në Abu Dabi, priten takime v...