Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi dhe Kryetari i Komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi, kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi për mbështetje financiare për projektin “Fusha ndihmëse në Kaçanik” i cili do të implementohet në këtë vit.
Në bazë të memorandumit ministria merr përsipër ta përkrahë financiarisht projektin ndërkaq komuna bashkë me MKRS-në do të kujdesen për implementimin e projektit.
Në takimin e zhvilluar mes ministres Dumoshi dhe kryetarit të Kaçanikut, Ilazi, u bisedua edhe për projektet konkrete që do të implementohen në këtë komunë.
Ministrja Dumoshi tha se është e rëndësishme që në këtë kohë të vështirë projektet të trajtohen sa më me kujdes e me prioritet dhe të cilat i plotësojnë nevojat primare të qytetarëve. Me realizimin e këtij projekti të fushës ndihmëse, sportistët e Kaçanikut do të kenë edhe një hapësirë tjetër ku t’i kryejnë aktivitetet e tyre sportive.
Ndërkaq, kryetari Ilazi e falënderoi ministren për përkrahjen ndaj komunës dhe u shpreh se vazhdimisht MKRS-ja dhe komuna e Kaçanikut kanë pasur një bashkëpunim shumë të mirë.

Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...