Një persona ka humbur jetën ditën e sotme në Lushnje si pasojë e një aksidenti.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Grabjan, ku shtetasi K.Q, 63 vjeç, duke udhëtuar me motor është përplasur nga një motorkorrëse.
“Në datën 28.04.2020, në fshatin Grabjan, shtetasi K.Q, 63 vjeç, banues në fshatin Kashtëbardhë, Lushnje, duke udhëtuar me motomjetin e tij, është përplasur me një mjet bujqësor(motorkorrëse) e cila drejtohej nga shtetasi B.Z., 61 vjeç, banues në Grabjan.” njofton polica.
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit, shtetasi K.Q.
Është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lushnje drejtuesi i motorkorrëses dhe po kryhen veprimet proceduriale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes./oranews
Zvicra dislokon 4 mijë trupa në kufi me Francën, e cila pret...
Rama merr pjesë nesër në Samitin “BE–Ballkani Perëndimor” në...
Kusari Lila tregon prapaskenat para recitimit të poezisë nga...
Selimi dhe Konjufca takojnë qytetarët në Klinë, flasin për q...
Sveçla: Përmirësimi i kushteve të punës për zyrtarët policor...
LVV: Mitrovica ia qet pikën 116