Ministria e Punëve të Brendshme do të bëjë një furnizim jo fort të zakonshëm.
Ajo do të blej dyshek, set çarçafësh, jastëk dhe jorgan, sasia e të cilëve do të arrij në mbi 1 mijë copë.
Ndërsa vlera e parashikuar e kontratës është afër 10 mijë euro.
Kështu bëhet e ditur në njoftimin e bërë publik në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik. Aty thuhet se për 4 artikuj me 1020 copë vlera e parashikuar e kontratës është saktësisht 9.900,00.
Por në të njëjtin njoftim nuk tregohet nga kush do të shfrytëzohen këta dyshekë e çarçafë teksa thuhet se vendi i dorëzimi është depo e MPB-së.

Kohëzgjatja e kontratës është 5 ditë.
Te kushtet e pjesëmarrjes ndër të tjera thuhet se operatori ekonomik duhet ti përmbush kërkesat mbi përshtatshmërinë në pajtim me Nenin 65 të Ligjit Nr. 04 L-042 për Prokurimin Publik të Republikës se Kosovës, i ndryshuar dhe plotësuar me ligjin Nr. 04 L-237, ligjin Nr. 05 L-068 dhe ligjin Nr. 05 L-092.
Një nga kriteret e dhënies së kontratës është ofrimi i çmimit më të ulët.
Për kontratën me titull ‘Furnizim me dyshek, set çarçafësh, jastëk dhe jorgan’, afati i fundit për aplikim është 24 prill 2020 e tenderët duhet të dorëzohet në formë elektronike. Po në formë elektronike atë ditë do të bëhet hapja e tyre.
Në informacionet shtesë thuhet se operatorët ekonomik do të kenë të drejtë të dorëzojnë tenderin, kërkesën për pjesëmarrje dhe dokumentet e tjera të nevojshme apo dosjet të cilat u lejohen gjatë kryerjes së një aktiviteti të prokurimit në gjuhën Shqipe, Serbe dhe Angleze./arbresh.info/
“Nuk ishte karton i kuq te Gnabi, pësuam edhe gol shkaku i t...
Fatmir Limaj mban sot konferencë të jashtëzakonshme për medi...
Cilat janë të rejat më të fundit mbi bisedimet e paqes Ukrai...
Të arsimuarit po lënë Shqipërinë, emigrojnë 23%, rikthehen 3...
Rriten vdekjet në vendin e punës, 19 viktima nga fillimi i v...
KQZ miraton fletëvotimin për votimin jashtë Kosovës