Komuna e Prishtinës ka njoftuar qytetarët dhe pjesëmarrësit në trafik për mbylljen e përkohshme të qarkullimit në rrugën “Fehmi Agani”, për shkak të punimeve në infrastrukturën e ndriçimit publik.
Sipas njoftimit zyrtar, mbyllja do të bëhet më 6 qershor 2026, nga ora 08:00 deri në 16:00, shkruan Arbresh.info.
“Të nderuar qytetarë, ju njoftojmë se nesër, më 06.06.2026, nga ora 08:00 deri në ora 16:00, do të ketë mbyllje të përkohshme të qarkullimit në rrugën ‘Fehmi Agani’, për shkak të zhvillimit të punimeve në kuadër të projektit për instalimin e rrjetit të ri të ndriçimit publik,” thuhet në njoftim.
Komuna bën të ditur se punimet po realizohen nga operatori ekonomik i angazhuar dhe janë pjesë e investimeve për përmirësimin e infrastrukturës së ndriçimit publik në kryeqytet.
“Të gjitha punimet po realizohen nga operatori ekonomik i angazhuar dhe janë pjesë e investimeve për përmirësimin e infrastrukturës së ndriçimit publik në Kryeqytet,” thuhet më tej.
Autoritetet komunale kanë bërë thirrje për mirëkuptim dhe kujdes në trafik gjatë kësaj periudhe, duke rekomanduar përdorimin e rrugëve alternative.
“Lusim qytetarët dhe pjesëmarrësit në trafik që gjatë kësaj periudhe të shfrytëzojnë rrugë alternative dhe të respektojnë sinjalizimin e vendosur në terren. Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj,” përfundon njoftimi./Arbresh.info/
Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja të karburanteve n...
Ylli i madh dëshiron të qëndrojë te Real Madridi pavarësisht...
Nuk zgjidhet i dërguari ndërkombëtar në Bosnje, dështojnë bi...
Lirohet kryetari i Mitrovicës së Veriut, para stacionit poli...
FSK realizon ushtrimin fushor validues “Ujku i Pamposhtur 01...
Haxhiu takon kryeministrin çek, kërkon mbështetje për avanci...