Kryetari i Mitrovicës së Veriut shoqërohet në polici

11:05 | 5 Qershor 2026
Q L

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviq, është shoqëruar në Polici, ka konfirmuar për zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Veriut, Veton Elshani.

Elshani po ashtu ka bërë të ditur se në polici është shoqëruar edhe kryesuesi i Kuvendit Komunal.

Sipas tij, shoqërimet janë bërë në kuadër të hetimeve për dyshime për vandalizëm.

Sipas raportimeve të “Kosovo Online”, ngjarja ka ndodhur pasi Inspektorati Komunal i Mitrovicës së Veriut ka shkuar sot rreth orës 10:00 në vendin ku ndodhet tabela “E dua Mitrovicën”, me qëllim heqjen e saj.

Më pas, Radojeviq dhe Zaporoshac janë shoqëruar në polici në kuadër të këtij rasti, i cili lidhet me dyshime për vandalizëm.

Ndërkohë, anëtarë të Listës Serbe janë mbledhur para stacionit policor në Severna Mitrovica, ku janë dërguar të dy zyrtarët.

Shpërndaje në rrjete sociale