Ka më shumë se një muaj që kur është ndërprerë procesi mësimor në Kosovë.
E pavarësisht kësaj komunat nuk kanë ndaluar tenderët e planifikuar më herët, shkruan arbresh.info.
Njësoj po vepron edhe komuna e Prishtinës. Kjo së fundi ka hapur tenderin për furnizim me perde.

Për kontratën me titull “Furnizimi me perde për Institucionet Arsimore” është planifikuar të shpenzohet shuma prej 40 mijë euro.
Në njoftimin e bërë publik në faqen e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik nuk bëhet e ditur se saj shkolla do të përfitojnë nga ky furnizim.
Ndërsa te sasia thuhet se furnizimi do të bëhet ‘sipas paramasese dhe parallogaris’.

Disa nga kushtet e pjesëmarrjes janë ‘Operatori Ekonomik duhet të përmbushë kërkesat e specifikuara në nenin 65 të Ligjit të Prokurimit Publik (LPP), Ligji nr 04 L-42. LPP mund të shkarkohet nga http krpp.rks-gov.net’, dhe ‘OE-ik duhet të ofroj dëshmi se ka realizuar së paku një kontratë per furnizime te ngjashme ne tri vitet e fundit (duke filluar nga data e publikimit te njoftimit per kontarte)’.
Lloji i procedurës është i hapur ndërsa një nga kriteret për dhënie të kontratës është ofrimi i çmimit më të ulët.
Afati I fundit për dorëzimin e tenderëve është 14.05.2020 ndërsa dorëzohen vetëm përmes platformës elektonike. Përmes kësaj të fundit do të bëhet edhe hapja e tenderëve po atë ditë në ora 13:00.
Ndërsa te informacionet shtesë thuhet se operatorët ekonomik do të kenë të drejtë të dorëzojnë tenderin, kërkesën për pjesëmarrje dhe dokumentet e tjera të nevojshme apo dosjet të cilat u lejohen gjatë kryerjes së një aktiviteti të prokurimit në gjuhën Shqipe, Serbe dhe Angleze./arbresh.info/

Këta janë 10 kandidatët e parë për deputet nga lista e LDK-s...
Këta janë 10 kandidatët e parë për deputetë në listën e PDK-...
Petritsch, Kosovës: Lëvizni nga së qenit problem për Evropën...
Gjilani jep detaje mbi lëndimin e Vokli Laroshit
Vdes 24-vjeçari nga Azerbajxhani në Durrës, ra në kontakt me...
FIFA i kërkon falje Lionel Scalonit të Argjentinës, pas ‘inc...