Të prekurit me COVID-19 në Komunën e Malishevës, të cilët trajtimin e bëjnë në shtëpi, krahas koronavirusit përballen edhe me sigurimin e ushqimeve dhe barna, pasi familjet e tyre nuk mund të lëvizin jashtë shtëpive.
Për këtë qëllim Komuna e Malishevës në vazhdimësi përkujdeset për nevojat e këtyre personave dhe këtyre familjeve, duke siguruar ushqimet dhe barnat e nevojshme për ta.
Sikur ditëve tjera, edhe sot nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, në emër të Këshillit Komunal për Menaxhimin e situatës me COVID-19, i ka ndihmuar disa prej familjeve të cilat kanë pasur nevojë për furnizim me barna.
“Këta persona dhe familje nuk mund të dallohen nga pjesa tjetër e shoqërisë dhe ne si komunë kemi obligim që të kujdesemi, pasi përveç që nuk mund të vetë furnizohen, këta kanë nevojë edhe për përkrahje morale dhe këtë jemi duke e bërë në vazhdimësi, pasi jemi në kontakt të vazhdueshëm dhe gjithashtu edhe furnizimin e kanë të vazhdueshëm sipas nevojave që kanë”, tha Berisha, gjatë dërgimit të barnave për disa nga këto familje./Telegrafi/
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...