Mbretëria e Bashkuar ka shënuar një rekord negativ për numrin e të vdekurve.
Sipas NHS 657 persona kanë vdekur brenda ditës në spital pasi u testuan pozitivë për koronavirus, duke e çuar totalin në 9,594, transmeton portali arbresh.info.
Pacientët ishin të moshës midis 26 dhe 100 vjeç, dhe 42 nga 657 pacientë (të moshës midis 30 dhe 98) nuk kishin asnjë gjendje tjetër të njohur shëndetësore. Familjet e tyre janë informuar.
Kujtojmë se edhe kryeministri britanik Boris Johnson është i infektuar me Covid-19.
Ai sot është liruar nga spitali pas një jave njëherë në terapi intensive e pastaj në repart spitalor.
Johnson nuk do t’i kthehet ende punës, por do ta vazhdojë rikuperimin në shtëpinë e tij./arbresh.info/
77-vjetori i NATO-s, Haradinaj: Kosova i mbetet përjetësisht...
Rama: Nis pastrimi i mbeturinave në MAT-1, apel për qytetarë...
Investimet në Plazhin e Vjetër në Vlorë, Rama: I jep përmasa...
Barcelona cakton buxhetin maksimal për Alvarez – gati ta për...
Turqia goditet nga një tërmet me magnitudë 5.2 ballë
Pacolli uron Pashkët: Paqe, dashuri dhe shëndet për të gjith...