Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Financave, Besnik Bislimi kanë pritur sot në takime të ndara ambasadorët e QUINT-it dhe vendeve tjera në Kosovë.
Kjo u bë e ditur me anë të një komunikate për media, teksa u tha se takimi u mbajt për shkak të situatës së krijuar me përhapjen e koronavirusit në Kosovë.
“Fillimisht ai u takua me ambasadorët e shteteve të QUINT-it dhe shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, përkatësisht me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett, ambasadorin e Gjermanisë, Christian Heldt, ambasadoren e Francës, Marie-Chrisitine Butel, ambasadorin e Britanisë së Madhe, Nicholas Abbott, ambasadorin e Italisë, Nicola Orlando, dhe Përfaqësuesen e Posaçme të Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova”, thuhet në komunikatë.
Më pas, në një takim të përbashkët pritën ambasadorin e Austrisë, Christoph Weidinger, shefin e zyrës diplomatike të Belgjikës, Jean-Louis Servais, ambasadoren e Finlandës, Pia Stjernvall, ambasadoren e Holandës, Garrie Willems, ambasadorin e Norvegjisë, Jens Erik Grøndah dhe ambasadorin e Zvicrës, Jean-Hubert Lebet.
Në fund, Kryeministri në detyrë, Kurti dhe ministri në detyrë i Ministrisë së Financave dhe Transfereve, Bislimi pritën edhe ambasadorin e Bullgarisë, Hristo Gudjev, ambasadoren e Kroacisë, Danijela Barišić, ambasadorin e Republikës Çeke, Pavel Bílek dhe ambasadorin e Turqisë, Çağrı Şakar.
Në këto tre takime, Kryeministri në detyrë i njoftoi ambasadorët mbi situatën në vend pas përhapjes së virusit COVID-19 dhe masat e ndërmarra deri më tani nga Qeveria. Theks i veçantë u vë mbi pakon fiskale emergjente të hartuar nga Qeveria në detyrë.
Ambasadorët dhanë vlerësimet e tyre pozitive për punën e Qeverisë dhe institucioneve të Republikës së Kosovës në ballafaqimin me pandeminë COVID 19, dhe në të njëjtën kohë shprehën gatishmërinë dhe vullnetin për ta ndihmuar Republikën e Kosovës në çfarëdo forme.
Kryeministri në detyrë, Kurti shprehu falënderimet dhe mirënjohjen për ndihmën e vazhdueshme që komuniteti ndërkombëtarë po i jep Kosovës për menaxhimin dhe tejkalimin e kësaj sfide të përbashkët.
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...