Kryeministri në detyrë, Albin Kurti gjatë qëndrimit për vizitë në Gjilan ka folur edhe për çështjen e propozimit të mandatarit për formimin e Qeverisë.
Kurti ka thënë se si Qeveri janë të përkushtuar në luftimin e pandemisë së coronavirusit, dhe se nuk duhet shpërqendruar me tema tjera.
Sipas tij, nëse institucionet shpërqendrohen në fronte të tjera do të humbet lufta kundër pandemisë.
“Të mos shpërqendrohemi nga temat e tjera ku prioritet është shëndeti i qytetarëve dhe parandalimi i përhapjes së pandemisë. Nuk kemi kohë për të humbur me çështjet e ping-pongut politikë”, tha Kurti.
Ai shtoi se tash janë të angazhuar maksimalisht në luftimin e pandemisë dhe nëse do të shpërqendroheshim në temat tjera do të dobësoheshin. /Telegrafi/
Seanca për ndryshimet kushtetuese për presidentin, Kuvendi d...
Çfarë parashohin amendamentet e propozuara për presidentin
Ftohet seanca për ndryshimet kushtetuese
FSK pritet të zbarkojë në Gaza, Maqedonci: Arritje strategji...
Rinis me tensione seanca në Shqipëri, Balliu përplaset fizik...
Rrustemi i VV-së konfirmon se seanca do të mbahet sot