Laboratori i Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK ka bërë të ditur se pesë raste të reja janë konfirmuar pozitiv me virusin kinez Covid-19. Rastet pozitive janë raste kontakti. Tre janë prej Banjës në Malishevë, një prej Gjakovës dhe një prej Smrekonicës në Vushtrri.
Numri total i të prekurve në Kosovë ka shkuar në 145. Komuna e Malishevës ka më së shumti qytetarë të infektuar me 44. Në kryeqytet janë 19 raste të konfirmuara, ndërsa 2 të tjerë janë prej të karantinuarve në Qendrën e Studentëve.
Komuna e Gjilanit ka 15 raste të konfirmuara me virus Covid-19 dhe Kamenica ka 12 raste pozitive. Pas rastit të konfirmuar të dielën, Gjakova ka 9 raste me Covid-19, aq sa ka edhe komuna e Vushtrrisë.
Në Viti, në një fshat të së cilës komunë ishte një ndër rastet e para të konfirmuara në Kosovë, janë 7 raste, në Pejë 6.
Komuna e Mitrovicës ka 6 raste të konfirmuara, 5 prej të cilëve janë në pjesën veriore të qytetit.
Ndërkohë Podujeva ka 4, Fushë Kosova dhe Prizreni nga 3 raste respektivisht.
Komuna e Therandës, Ferizajt, Obiliqit, Lipjanit, Shtimes kanë nga një rast secila.
Komuna e Klinës, e cila ishte komuna e parë e karantinuar për shkak të zbulimit të një rasti tek një shtetase 23 vjeçare italiane, ka ende vetëm një rast të konfirmuar. Është pikërisht shtetasja italiane, e cila para disa ditëve është shëruar, rasti i vetëm në këtë komunë. Shpejt pritet që të merret vendim për largimin nga karantina të komunës së Klinës.
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...