Autoriteti Kosovar i Konkurrencës është duke monitoruar me kujdes situatën e krijuar pas njoftimeve nga mediat se Shoqata e Mullisëve të Kosovës ka paralajmëruar ndaljen e prodhimit të miellit si protestë kundër një vendimi të Ministrisë së Ekonomisë.
Në këtë kohë të vështirë të shkaktuar nga pandemia COVID-19, Autoriteti inkurajon palët të gjejnë një zgjidhje për këtë çështje.
Pashtu, AKK dëshiron t’ia rikujtojë Shoqatës së Mullisëve se ndalimi i prodhimit në mënyrë të organizuar mund të përbëjë shkelje të Ligjit për Mbrojtjen e Konkurrencës. Më konkretisht një sjellje e tillë konsiderohet si “kartel”, duke kufizuar ose kontrolluar prodhimin, tregjet, zhvillimin teknik ose investimet.
Autoriteti bën thirrje Shoqatës që ta rishyrtojë vendimit, ose në të kundërtën AKK do të marrë masat e nevojshme, bazuar në mandatin dhe ligjet në fuqi.
Ju rikujtojmë se Gjobat për shkeljen e ligjit për mbrojtjen e konkurrencës janë deri 10% të qarkullimit vjetor dhe 3000 euro do të dënohet organizatori.
Andaj në kohën kur vendi po përballet me pasoja ekonomike për shkak të pandemisë, AKK dëshiron që të evitojë vendime që shpiejne drejt rëndimit të mëtejmë të gjendjes së operatorëve të biznesit në vend.
Siç ju kemi njoftuar, gjatë javëve të fundit, AKK ka qenë e angazhuar që të bëjë monitorim të tregut për të parë nëse operatorët kanë bërë ngritje të çmimeve të produkevte në kundërshtim me ligjet apo edhe sjellje të tjera anti-konkurruese./arbresh.info
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur
Në Durrës i moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me...
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë