Ambasada Amerikane ka rinjoftuar shtetasit amerikan që janë në Kosovë të regjistrohen në linkun ‘ https://step.state.gov/?fbclid=IwAR0q-KwzscMTPeRoVnIlhGO6CdFoLAoO5d5BMVFMMLgAtK8AjmAmldlSgwA në mënyrë që të marrin informacionin më aktual se si Seksioni Konsullor i Ambasadës po punon për t’iu ndihmuar dhe për t’u përgjigjur në pyetjet e tyre.
“Ne kemi qenë duke ndihmuar amerikanët që dëshirojnë të kthehen në shtëpi në javët e fundit. Një tjetër fluturim riatdhesimi për në Amerikë duhet të niset nesër, për të gjithë ata kanë rezervimet, ne mezi presim t’ju shohim në aeroport”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Amerikës në Kosovë
Duhet përkujtuar që shumë shtetas të huaj kanë mbetur në Kosovë derisa të aranzhohen fluturimet për t’u kthyer nëpër vendet e tyre, ngjashëm edhe me shumë kosovarë nëpër vendet e huaja, derisa të bëhen realizimet e fluturimeve në mënyrë që gjithsecili të kthehet në shtëpinë e tyre, pas situatës së krijuar nga COVID-19.
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...