Mbrëmë kanë dalë nga karantina, 17 mjekë e infermierë të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Viti, pasi kanë rezultuar negativë në testimet për koronavirus.
Ata kanë qenë të vetizoluar për 15 ditë, sepse kanë pasur kontakt me ambientin ku ishte trajtuar 77-vjeçari i infektuar me COVID-19, shkruan portali arbresh.info
Lajmin e ka konfirmuar Drejtoresha e QKMF’së, Vjollca Kadolli përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, ku ka njoftuar se i gjithë personeli shëndetësor kanë rezultuar negative.
Postimi i saj i plotë pa ndërhyrje:
Të gjithë punëtorët e QKMF-së në Viti rezultojnë NEGATIV dhe sot dalin nga vetizolimi.
Sapo na lajmeroi IKSHP në Prishtinë.
Në emër timin dhe të gjithë kolegëve të mi dua të falënderoj të gjithë ata që na kanë qëndruar pranë këto ditë, falënderoj institucionet komunale që kanë treguar kujdes të vazhdueshëm, IKSHP, IRSHP dhe MSH.
Gjithashtu, kolegët nga QKMF dhe gjithë Kosova .Falënderim i veçantë për të vetizoluarit që kanë treguar një seriozitet dhe përgjegjshmëri gjatë këtyre dyjavëve.
Vazhdojmë me punë nga e hëna duke respektuar rekomandimet nga IKSHP dhe MSH.
Ne do jemi aty për Ju.
Me respekt,
Dr.Vjollca Kadolli-Halili
Drejtoreshë e QKMF-së në Viti
Çka u konfiskua në aksionin e Antidrogës në Suharekë? – poli...
“Je i pashpirt”, DJ Gimbo shpërthen ndaj Rogertit pas pyetje...
BE premton ndihmë humanitare emergjente për të mbështetur uk...
Garda e Iranit, në “listën e zezë” të BE/ Përcaktohet si org...
Hyrja e Shqipërisë në Shengen, zbulohet dokumenti dhe koha
Gjykata Speciale konfirmon urdhrin për zhdëmtim ndaj Pjetër ...