Gjykata Themelore në Gjakovë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, duke i caktuar masën e paraburgimit një (1) muaj të pandehurit B. G., ashkali, shtetas i Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer dy vepra penale, grabitje dhe sulm seksual.
“Më 23 mars 2020 rreth orës 19:20 minuta, në Gjakovë, tek “Ria Mony Transfer”, i pandehuri i maskuar me një maskë medicinale, me kapelë në kokë dhe pistoletë në dorë e urdhëron punëtoren …., që të gjitha të hollat që ndodheshin aty t’i vendos në një qese najloni. Më pas i pandehuri nën kërcënimin e armës e detyron të dëmtuarën të futet në zyrën tjetër e cila përdoret për staf dhe e urdhëron të zhvishet, e dëmtuara me forcë e shtyn të pandehurin duke e lutur të mos i afrohet, e ku i pandehuri i merr të hollat dhe largohet.”
Me këto veprime i pandehuri, dyshohet të ketë kry er veprën penale “Grabitja” dhe veprën penale “Sulmi seksual”, vepra këto të sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
I pandehuri do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej një (1) muaj, i cili do të llogaritet nga data 25 mars 2020 dhe do të zgjasë deri më 24 prill 2020.
Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, Gëzim Pozhegu pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, pasi caktimi i masave tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin me sukses të procedurës penale.
Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...